Foto nga vendngjarja

I vuri flakën dy automjeteve në Vlorë pasi nuk mundi t'i vidhte, arrestohet 31-vjeçari, autor i disa vjedhjeve! Shoku i tij ende në kërkim

13 Prill 2022, 12:09| Përditesimi: 13 Prill 2022, 12:13

  • Share

 Një nga autorët e zjarrvënies së dy automjeteve 1 javë më parë në Vlorë, ka rënë sot në prangat e policisë. Është arrestuar 31-vjeçari me incialet Xh. K., banues në lagjen "Kushtrimi", i cili rezulton autor i disa vjedhjeve. Më 1 prill, ai i ka vjedhur automjetin një personi me inicialet F.D., ndërsa me datë 8 ka tentuar t'i vjedhë automjetin një tjetër personi me inicialet P.N.

Ngjarja u regjistruar më 7 prill në lagjen Karabash, ku iu vu flaka dy automjeteve, një furgon me targa greke në pronësi të Viktor Koretës dhe një automjeti tip 'Benz' me targa AA 051 AU në pronësi të Beniard Çobos.

31-vjeçari, bashkë me një person tjetër ende të paidentifikuar,i vunë flakën dy automjeteve pasi nuk mundën t'i vidhnin. Plani i dështoi pasi njëri prej automjeteve nuk ndizej si pasojë e baterisë, ndërsa tjetrin nuk kanë mundur ta hapnin.

Pas kësaj ato tentuan të vidhnin një makinë në rrugën Transballkanike, por sërish dështuan, pasi u pikasën nga pronari. Report Tv siguroi edhe videon e momentit kur ata tentojnë të vjedhin makinën, që dyshohej se do të përdorej në ngjarje kriminale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?