Kronikë

I vuri flakën barit që të hapë tokën djerrë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, rrezikon të djegë dy biznese

23 Korrik 2021, 11:43| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 11:53

  • Share

LUSHNJE- Një zjarr ka rënë në një zonë industriale në qytetin e Lushnjes. Një person ka tentuar të djegë barin e thatë në një sipërfaqe djerr, ndërkohë që situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët kanë rrezikuar të djegin një zdrukthari aty pranë dhe një pikë shpërndarje të pijeve freskuese.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë izoluar zjarrin dhe kanë vënë nën kontroll situatën, duke shuar zjarrin dhe shmangur rrezikun e djegies së dy bizneseve në fjalë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?