VIDEO/ I vuri flakën banesës së ish-vjehrrit të motrës, në pranga 18-vjeçari! Shpallet në kërkim vëllai i tij

2 Qershor 2023, 13:48| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 15:24

  • Share

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i vuri flakën derës së banesës së ish vjehrrit të motrës.

Për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy familjeve, atë të 18-vjecarit dhe të ish-familjes së motrës së tij, i riu ‘ka marrë hak’ ndaj ish-vjehrrit të motrës duke i vënë flakën derës së banesës së tij.

Sikurse duket nga pamjet, ai ka mbushur bidonin me lëndë djegëse në karburant e më pas është ngjitur nga shkallët për t’i vënë flakën apartamentit në pallat.Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Për pasojë ka rënë në pranga 18-vjeçari më iniciale M.N., ndërsa u shpall në kërkim edhe vëllai i tij I. N., 22 vjeç, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar.

Uniformat blu sekuestruan veshjet e përdorura nga18-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?