I vuri eksploziv godinës në ndërtim në Shëngjin, rikthehet në qeli Angli Stafuka! Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të Shkodrës që e la të lirë

16 Shkurt 2022, 09:08| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 12:55

  • Share

Angli Stafuka i vënë nën akuzë si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi, në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin në nëntor të vitit 2020, është rikthyer në qeli. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin Gjykatës së Apelit Shkodër të dhënë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Fuat Vjerdha që e kishte lënë të lire të riun, përkundrejt garancisë pasurore me shumen 10 milion lek

Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në dhomen e Këshillit që prej datës 11 nëntor 2021-të, por  Prokuroria e Lezhës nuk ishte njoftuar për të nxjerrë urdherin e ekzekutimit dhe Angli Stafuka vijone të qëndronte në liri.

Ka qenë ndërhyrja e prokurorit të shkallës së parë në Lezhë Françesk Ganaj i cili ka konstatuar vendimin dhe urdhëruar menjëherë ekzekutimin e tij në oret e vona të mbrëmjes të së martës. Stafuka u arrestua mëngjesin e sotë. Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë thuhet se është konstatuar shkelje e rëndë të ligjit procedurial nga Gjykata Apelit kur i dha masë të butë të riut.Angli Stafuka në bashkëpunim me Elald Pajtanin dyshohet të kenë vënë lënden ekplozive në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në muajin nëntor të viti 2020.

Në lidhje me këtë çështje prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dosja është dërguar për gjykim më të pëndehur dy të rinjtë nga Fushë Kruja, ndaj të cileve janë ngritur akuzat "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” e kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve prokuroria ka arritur të provojë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin janë autoret e vendosjes së eksplozivit në objektin në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka i cili u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet.Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?