Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

I vuri eksploziv godinës në ndërtim, Gjykata e Lezhës lë në burg 21-vjeçarin

4 Korrik 2021, 09:55| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 10:00

  • Share

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angli Stafuken, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e të riut dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Angri Stafuka nga Fushë Kruja u arrestua të enjten nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Erald Pajtanin (i ndaluar gjatë operacionit "Eksplozivi", në dhjetor 2020), të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga Prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve Angli Stafuka, ka qenë në rolin e ndihmësit për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërsa përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?