Durrës- Shpërthimi me lëndë plasëse në shtëpinë e Armand Dukës me sasi e dëme të vogla materiale ka qenë veçse një paralajmërim.
Sipas një deklarate publike, presidentit të FSHF-së i kanë dërguar mesazhe kërcënuese nëse nuk lë postin për 24 orë.
Teksti i mesazhit gjendet në telefonin personal të Armand Dukës, ku ky i fundit kërcënohet me 60 plumba në kokë nëse brenda 24 orëve nuk jep dorëheqjen.
“Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”., thuhet në mesazhin e dërguar në telefonin e Armand Dukës.
Lajmi kryesor:
Durrës/Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës! Kreu i FSHF: Më vunë dinamitin kur familjen e kisha brenda! Kamerat filmuan një person me kapuç që vendosi lëndën (VIDEO)
G.MO/ReportTv.al