I vunë flakën derës së banesës së një gruaje, kapen 2 autorët në Tiranë! Njëri prej tyre dyshohet se i vendosi tritol lokalit në rrugën ‘Sali Butka’

16 Dhjetor 2023, 13:40| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 13:45

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për vënien e flakës ndaj derës së banesës së shtetases E.Q në 12 dhjetor. Në pranga kanë rënë A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie. 

Sipas hetimeve të kryera, rezulton se A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur  më datë 28.11.2023, ku në rrugën "Sali Butka", është vendosur sasi lënde plasëse ndaj lokalit në pronësi 40 vjeçarit Armand Xhaferraj. 

Policia sekuestroi veshjet e përdorura gjatë ngjarjeve kriminale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?