Bota

I vritet gazetarja në Palestinë, Al Jazeera: E bëri Izraeli! Ministrja e Jashtme izraelite: Të nisim hetim të përbashkët (VIDEO)

11 Maj 2022, 17:00| Përditesimi: 11 Maj 2022, 17:12

  • Share

Një gazetare e kanalit televiziv Al-Jazeera, mbeti e vrarë gjatë të shtënave të ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas një deklarate nga ministria palestineze e Shëndetësisë, gazetarja kishte marrë plagë të rënda në kokë.

Ndërkaq Al Jazeera akuzon forcat izraelite për vrasjen e gazetares teksa po ndiqte bastisjen e ushtrisë izraelite në kampin Jenin.

Nga ana tjetër ministria e Jashtme izraelite bëri të ditur se palestinezëve u është propozuar një hetim mjeko-ligjor i përbashkët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?