Foto ilustruese

Kronikë

I vodhi të riut unazën dhe varësen e floririt, pranga 40-vjeçares në Devoll, procedohen penalisht disa të tjerë

11 Nëntor 2021, 13:40| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 13:46

  • Share

Policia ka prangosur një 40-vjeçare në Devoll pasi akuzohet se i ka vjedhur sende me vlerë në banesë 26-vjeçarit me inicialet Th.K.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja i ka vjedhur në banesë të riut një varëse floriri me kryq, një unazë floriri dhe një orë dore.

Ndërsa një 36-vjeçar është proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve, pasi u kap duke transportuar dru zjarri në hyrje të qytetit të Ersekës.

Ndërsa për punime pa leje po procedohet penalisht në gjendje të lirë një person me inicialet D.G., në Maliq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?