I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje në Golem, vihet në pranga 30-vjeçari

9 Gusht 2022, 16:24| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 16:38

  • Share

Një 30-vjeçar nga Kavaja me iniciale G.M ka rënë në prangat e policisë pasi ai i vodhi me dhunë varësen një qytetareje në Golem. Autori pasi vodhi varësen e floririt ditën e sotme rreth orës 13:30 u largua menjëherë, por më pas u arrit të identifikohej dhe të kapej brenda ditës.

Ishte operacioni policor i koduar "Grab" , ku si rezultat i punës nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit.

Ai akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?