I vodhi valixhen plot me para dhe flori kushërirës në furgon, në kërkim 36-vjeçari me 3 emra dhe e dashura e tij në Tiranë (VIDEO)

6 Janar 2022, 08:43| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:09

  • Share

Lefter (Spartak, Korab) Dauti, 36-vjeç banues në Tiranë dhe Qamile Hakorja, 26-vjeç banuese në Dibër janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash shtetases K.GJ, e cila ishte kushërira e 36-vjeçarit. Sipas policisë, Lefter (Spartak, Korab) Dauti, pasi ka marrë vesh se kushërira e tij, K.GJ do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, Qamile Hakorja, ka organizuar vjedhjen e valixhes.  

26-vjeçarja është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj. Sipas burimeve, 26-vjeçarja, ka zbitur para shtetases K.GJ dhe e ka marrë valixhen me para dhe është larguar e qetë, siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë. Policia ka sekuestruar 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

- L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.  

Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.’- njofton policia.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?