Foto ilustruese

I vodhi biçikletën një të mituri pasi e kërcënoi me thikë, arrestohet 51-vjeçari në Pogradec

3 Shtator 2022, 16:03| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 16:07

  • Share

Një 51-vjeçar është arrestuar në Pogradec për disa vepra penale, ndër to edhe vjedhja. 51-vjeçari J.M., ka kërcënuar me thikë një 15-vjeçar në lagjen nr. 1 në Pogradec, e më pas i ka vjedhur biçikletën, të cilën policia ia gjeti në banesë për ta sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, J.M., banues në Pogradec, është kapur duke drejtuar makinën “Benz” në gjendje të dehur. Për këtë, mbi këtë shtetas rëndojnë akuzat për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Vjedhja" dhe "Kanosja".

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?