Statuja e gjelit

Kronikë

I vodhën statujën gjigande të gjelit, pronari shqiptari në SHBA ofron 1 mijë dollarë shpërblim për personin që do ia rikthejë

5 Prill 2021, 15:52| Përditesimi: 5 Prill 2021, 15:59

  • Share

Kemi dëgjuar shpesh për njerëz të cilët ofrojnë shpërblime monetare për kafshë shtëpiake të humbura, por kjo nuk është dëgjuar kurrë...shpërblim për një statujë gjeli.

Pronari shqiptar i një restoranti, Artan Shabani, në Wisconsin, në SHBA, ofron 1 mijë dollarë shpërblim dhe një vakt falas për këdo që do t’i gjejë dhe kthejë statujën e tij “gjigande” prej gjeli.

Shabani tha se sipas dëshmitarëve okular janë parë 2 burra të cilët kanë marrë përmes një furgoni statujën e gjelit.

Ai tha se statuja ishte gjëja e preferuar e njerëzve që vizitonin restorantin dhe se askush nuk humbiste mundësinë për t’u fotografuar me atë.

“Kam pasur kaq shumë njerëz që më dërgojnë me mesazhe në Facebook, me fotot e tyre me gjelin, njerëzim e duan atë gjë.”, tha ai.

Shabani tha se është në pritje të gjelit të tij, por nëse ai nuk i kthehet atëherë ai do të blejë një të ri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?