Foto ilustruese

I vihet zjarri makinës së efektivit të Operacionales së Shkodrës, ngjarja dyshohet e qëllimshme

28 Prill 2022, 14:27| Përditesimi: 28 Prill 2022, 14:31

  • Share

Automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani është shkrumbuar gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen "Perash" të Shkodrës.

Hetuesit kanë dyshime se është djegie e qëllimshme pasi janë gjetur gjurmë të lëndëve djegëse.

Djegia e automjetit është raportuar mbrëmë në polici nga vetë efektivi, ndërsa në polici ai ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje, teksa policia ka nisur hetimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?