Kronikë

I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin

5 Korrik 2021, 19:20| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 19:51

  • Share

Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Sikurse mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga "Report Tv", mbetjet janë hedhur mu në anë të rrugës, ku kalojnë pushuesit e turistët për të shkuar në plazh.

Kjo është e disata herë që vendgrumbullimit të mbetjeve në Gjirin e Lalzit i vihet flaka, në një kohë kur zona është mjaft e populluar në këtë sezon veror.

Situatë problematike me djegien e mbeturinave është krijuar edhe në Plazhin e Spillesë, pasi Bashkia e Kavajës, ka hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën.

Komento

Komente

  • Lulashi: 05/07/2021 20:28

    Amoni mo!jam shum i shqetesuar per vilat e Berishes&Metes mos te pesojne ndonje djeg'je se gjynaf se me nunde e djers,pa ngrene per ti bo keto villa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?