VIDEO+FOTO/ I veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Akademinë e Arteve! Shoqërohet nga artisti Kastriot Çaushi

2 Maj 2023, 14:03| Përditesimi: 2 Maj 2023, 14:20

  • Share

Pas vizitës së tij në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë dje, aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka qenë sot në Akademinë e Arteve në Tiranë.

I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë.

Ai ishte veshur me fanellën  kuq e zi të ekipit kombëtar të futbollit Shqiptar, me emrin e tij mbrapa.

Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion "Lethal Ëeapon", duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci. Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?