Sport

I veshur me fanellën e kombëtares, kreu i FSHF-së Armand Duka e ‘djeg’ me balerina në klub nate! I bashkohen Alibeaj i PD-së dhe Koço Kokëdhima (VIDEO)

13 Nëntor 2021, 08:28| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 17:00

  • Share

Fanella kuqezi është simboli që ngre peshë zemrat e një populli të tërë, që edhe nëse nuk e preferon futbollin sa të tjerët, tifoja shkon natyrshëm për djemtë që përfaqësojnë një komb. Por si e tillë, ashtu edhe kërkon të respektohet...

Por për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duket që gjithë sa thamë, të mos qëndrojë. Nuk ndodh shpesh të shohësh një president të federatës që mban veshur fanellën e ekipit dhe e ekspozon atë edhe jashtë stadiumit. Në këtë rast, në videon që Report Tv siguron, Duka është pjesë e një feste me delegacionin e Federatës, për ndeshjen në Bjellorusi. Fanella e kombëtares veshur në trupin e tij, zvarritet në një lokal nate teksa Armand Duka ulet këmbënkryq mes kërcimtareve të muzikës orientale.

Në tryezën e festës është bashkuar edhe politika, ku shihet edhe Enkeleid Alibeaj i PD, vëllai i Presidentit të FSHF, Agron Duka i partisë Agrare, dhe Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS.

A është kjo një nëpërkëmbje e dinjitetit të ngjyrave dhe simboleve kombëtare?

Futbollistët kuqezi e shuan mbrëmë në fushën e Uemblit ëndrrën për botëror me një rezultat të rëndë, 5 me 0 nga anglezët, të bërë në pjesën e parë të lojës. Edhe në këto raste të vështira, pikërisht fanella kuqezi na bën të përkrahim djemtë, sepse në fund të fundit përfaqësojnë një komb.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 15/11/2021 02:42

    Ky eshte turpi I futbollit shqiptar...nje pijanec ordiner te behet krenar I futbollit shqiptar..purple e faqja e zeze. ..m

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2021 01:31

    Sulltani i perjetshem i FSHF,po shijon argetim sipas rangut.

    Përgjigju
  • Tifozi: 13/11/2021 23:06

    Hapjen do e kete bere duke kenduar hymnin e flamurit me doren tek hallati.

    Përgjigju
  • portokalli: 13/11/2021 22:06

    Turp

    Përgjigju
  • Leli: 13/11/2021 14:31

    Tamam mafioz immoral. Ku vete nje 70 vjecar ne klub nate me adoleshente. Ka familje ky? Turp. Eshte edhe president I fshs. Largoheni te jet i lire per ne klubet e nates. Te haj 10 gola.

    Përgjigju
  • Arbër: 13/11/2021 12:51

    Humbja e fundit në futboll nuk është serbi asgjë në krahasim që shteti u shitën tek serbi...

    Përgjigju
  • Alb: 13/11/2021 11:46

    Horate ka kap shqipnin ne dore. Per ta jena sote ne kete gjenje.

    Përgjigju
  • Qwert: 13/11/2021 10:54

    O zot cfar mekati kan ber shqiptaret me keta politikan horra qe kercejn ..o zot te lutem me thuaj...

    Përgjigju
    • Zoti: 13/11/2021 16:07

      ZOTI Rrembeni armet biri im edhe une skam cfar te bej....

  • B.D: 13/11/2021 10:46

    Pse mos ta djegi Duka. Ndoshta nuk e fitoj ndeshjen por fitoj miljonat.

    Përgjigju
  • Beni: 13/11/2021 09:14

    Kena le per çef.

    Përgjigju
  • ardi: 13/11/2021 08:39

    O sa mire me qen Shqipetar ohe ohe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?