Stadiumi “Fadil Vokrri” dhe Rita Ora

I vendosën fotografinë në stadium, Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën

10 Shtator 2023, 17:11| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 17:17

  • Share

Në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ishte vendosur dhe një banderolë nga tifozët për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, marrë nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”, të cilin e xhiroi vite më parë në Kosovë.

Ky veprim nuk kaloi pa i rënë në sy Ritës, e cila e shpërndau në Instagramin e saj dhe shkroi:

“Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?