Ish-kryeministri Sali Berisha

‘I vdes qytetarja në zyrë dhe tundet e shkundet në takimin festiv’, postimi i kryebashkiakes së Lushnjës nxjerr blof Sali Berishën

3 Janar 2023, 16:24| Përditesimi: 3 Janar 2023, 16:40

  • Share

Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme për ngjarjen ku 48-vjeçarja Shpresa Cani ndërroi jetë në ambientet e bashkisë Lushnje në datë 28 nëntor.

Duke postuar një denoncim nga '’qytetari digjital’, Berisha ka shenjëstruar kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla.

Berisha shkruan se kryebashkiakja Sefa ka shkuar të festojë me Ballën dhe të rinjtë e FRESH Lushnje, disa orë pasi në Bashki kishte ndërruar jetë 48-vjecarja.

‘Çnjerëzi ekstreme! Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike. Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.’- shkruan Berisha.

Mirëpo mjafton një verifikim i thjeshtë ne profilin e kryebashkiakes Eriselda Sefa për të nxjerr “bllof” postimin e Berishës për të cilin i referohet si zakonisht, “qytetarit dixhital”.

Aktiviteti në fakt është bërë të martën më 27 dhjetor pasdite, dhe pak vonë më kryebashkiakja e Lushnjës e ka postuar në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram.

Në fakt këtë herë Berisha dhe qytetari i tij dixhital i janë referuar një postimi i Taulant Ballës, i cili e ka postuar festën me të rinjtë 24 orë më vonë në profilin e tij.

Ky nuk është rasti i parë që Berisha publikon denoncime të ndryshme nga qytetari digjital të cilat kanë rezultuar “fake”, madje ne disa raste Berisha i ka fshirë postimet.

Postimet e kryebashkiakes së Lushnjës

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 03/01/2023 22:49

    Aman kam shkruar dhe here tjeter ju te medias atij i zgjatni jeten. Beni bojkot fe qenit dhe do te degjoni pas disa ditesh ka nderruar jet nje funderrine e fundit e komunizmit. Dhe me ne fund mbase clirohet shqiperia mbas 32 vjetesh. Vetem nje pyetje ju beju mediave,kur ky ka then gje te vertete nga 30 vjet?????????

    Përgjigju
  • Mirush Kabashi: 03/01/2023 16:37

    Po sali bajga është mësuar me vjedhje, krime, mashtrimet si ish sekretar partie. Prandaj mos ju duket çudi për pislliqet e sali bajgës.

    Përgjigju
    • Bravo: 03/01/2023 19:04

      Te rroje partia se ju nga bajga dilni e te bajga perfundoni. Cfare fare e keqe paskeni mbire o bajga brez pas brezi. Pty

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?