Mjeti i Leart Pashës

I akuzuar për korrupsion, shkatërrohet makina e ish drejtorit të Kadastrës Sarandë! I thyen xhamin dhe i çanë gomat

3 Gusht 2022, 09:32| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 09:42

  • Share

Automjeti i Laert Pashës, ish-drejtorit të Kadastrës Sarandë është gjetur i shkatërruar mëngjesin e kësaj të mërkure. Gjatë natës i kanë thyer xhamin e pasëm, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me sprajt mjetin tip fuoristradë “Mercedes-Benz ML” me targë AA823YS. Ende nuk janë identifikuar personat që kanë shkatërruar makinën e Pashës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 ku ndodhej i parkuar mjeti. Laert Pasha, i cili mbante detyrën  e specialistit të sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është i arrestuar që prej 10 majit pasi akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.  Një video denoncuese e publikuar në media faktoi se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.

Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen në burg u sulmohen pronat. Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe Bashkisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?