Enes Kanter dhe Rexhep Tajip Erdogan

I tha Erdoganit diktator dhe 'Hitleri i shekullit', Turqia ofron 500 mijë dollarë shpërblim për informacione rreth basketbollistit të njohur

14 Janar 2023, 12:39| Përditesimi: 14 Janar 2023, 12:56

  • Share

Turqia ka vendosur një shpërblim prej 500,000 dollarë për basketbollistin Enes Kanter pasi e konsideron atë një terrorist të kërkuar dhe po ofron një shpërblimin e madh kundrejt informacionit që çon në arrestimin e tij.

30-vjeçari, i cili sezonin e kaluar luajti për Boston Celtics në "NBA" tha:

“Nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe edukatorë të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke ”.

Kander ka kritikuar vazhdimisht presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan , duke e quajtur atë një "diktator", apo dhe "Hitleri i shekullit tonë". Ai ka komentuar njoftimin rreth shpërblimit që jepet nga shteti për personat që kanë informacion rreth tij.

 “Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet. Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura?” , tha basketbollisti në llogarinë personale në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e postimit.

Megjithatë, nuk u ndal me kaq. Në një postim të ri, Kanter shkroi:

“Eja më merr Rexhep Tajip Erdogan. Dëshironi të humbni gjysmë milioni? Lirisht…” .

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?