Foto ilustruese

I tha ‘dil jashtë’, 21-vjeçari sherr në gjimnaz me rojën në Dibër! Arrestohet punonjësi i shkollës dhe vëllai i të riut

17 Nëntor 2022, 14:52| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 14:53

  • Share

DIBËR- Një 21-vjeçar, nxënës përsëritës në një gjimnaz në qytetin e Dibrës është përfshirë në një konflikt me rojën e shkollës. Nxënësi qëlloi me grushte drejt rojës pasi ky i fundit i kërkoi që të dilte jashtë pasi i riu ishte duke ngacmuar një vajzë në shkollë.

Pas përplasjes, policia ka arrestuar punonjësin në Dibër së bashku me vëllanë e të riut pasi dhe ky kishte goditur rojën.

Sherri vijoi edhe me ndërhyrjen e vëllait të rojës së shkollës i cili tentoi të hynte me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë në Dibër ku ishte i shoqëruar vëllai i tij pas konfliktit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?