Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

'I sulmoi me automjetin e tij sepse ishin myslimanë', 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të një familjeje, mes tyre edhe një 15-vjeçare

8 Qershor 2021, 09:14| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 09:26

  • Share

KANADA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ontarion në Kanada, pasi një 20-vjeçar, me automjetin e tij ka sulmuar qëllimisht, duke goditur një familje myslimanësh me 5 anëtar, prej të cilëve 4 humbën jetën.

Viktimat që tragjikisht humbën jetën në këtë sulm, janë 46-vjeçari Salman Afzal, gruaja e tij Madiha 44 vjeç, vajza e tyre Yumna, 15 vjeç, si dhe gjyshja e familjes 74 vjeç. I vetmi i mbijetuar është djali i vogël i familjes, 9-vjeçari Faez Afzaal, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas mediave, vendase 20-vjeçari autori i krimit makabër, nuk i njihte viktimat por i ka sulmuar vetëm për faktin se ishin mysliman.

Familja e cila u shua vetëm për pak çaste, ishte me origjinë nga Pakistani dhe kishte emigruar në Ontario 14 vite më parë.

20-vjeçari vrasësi i tre brezave të një familje myslimane është vënë në pranga nga polica vendore.

Me lule dhe lot e kanë mbushur vendin ku u derdh gjaku i familjes myslimane qytetarët në Ontario, të cilët janë ende të tronditur.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?