Kronikë

I soset durimi në trafik, 'çmendet' i riu në Vlorë, hipën me makinë në trotuar duke rrezikuar jetën e qytetarëve

9 Korrik 2021, 18:38| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 18:58

  • Share

Paralajmërimet nga Policia e Shtetit për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duket se nuk i kanë bërë përshtypje një të riu në Vlorë.

Në një video të publikuar nga faqja "Aksidente Rrugore" në Facebook, shihet një i ri, i paidentifikuar, i cili për shmangur trafikun, nuk heziton të ngjisë makinë në trotuar dhe të ecë aty, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Në videon shokuese shihen edhe qytetarë që ecin në trotuar, të cilët largohen me shpejtësi kur shohin automjetin që afrohet.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e efektivëve dhe kontrolleve në rrugë, pikërisht për shmangien  aksidenteve, ndërsa çdo ditë ndëshkohen me dhjetëra shoferë për shkak të mosrepsektimit të rregullave të qarkullimit, por megjithatë ky i ri në Vlorë duket se nuk është ndërgjegjësuar.

Në 24 orët e fundit, u arrestuan në flagrancë 14 drejtues mjetesh si dhe u pezulluan 44 leje drejtimi, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 09/07/2021 20:00

    Gjehet kollaj se vet e ka bo dhe hedh videon.kush e ka hedh ne fb ai e ka bo.ne mos ai shoku vet qe I ka dhen videon.

    Përgjigju
  • dibran: 09/07/2021 19:22

    ....ky,qe hipen mbi trotuaar,duhet me ia bere meremet ate qe e ka pjelle!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?