I siguroi dokumente të falsifikuara të resë që ta trafikonte për prostitutë në Belgjikë, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)

17 Dhjetor 2023, 09:36| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 09:47

  • Share

Françesko Sulejmani është arrestuar nga policia kufitare në Rinas, pasi i kishte siguruar dokumente të falsifikuara një 29-vjeçarje me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. 

29-vjeçari, banues në Fier, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Tranzit 16’. Gjithashtu u vu nën hetim E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

‘I riu i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara E. H., të cilat kjo e fundit, do t'i përdorte në vendet e BE-së.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S.,  i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.’- njofton policia.

I arrestuari rezulton person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/12/2023 01:14

    Lere se c'shkon,edhe Franchesko edhe Sulejman!! Me te vertete e ka emer prej verteti ky,apo e ka te sajuar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?