Foto ilustruese

I shpëtoi një atentati në zonën e ‘Freskut’ në Tiranë, biznesmenit Mikel Harizaj i kishin vendosur tritol në derën e lokalit

30 Gusht 2022, 19:05| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 20:00

  • Share

Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti. Burime bëjnë me dije se më 10 gusht në derën e biznesit të tij në zonën e Freskut, në rrugën "Ramazan Gaxhrri", biznesmeni vërejti një sasi të vogël tritoli në derën e lokalit dhe menjëherë njoftoi policinë.

Por mesa Harizaj ka qenë shpesh objektiv i atentateve, edhe në Selitë në janar të këtij viti teksa lëvizte me makinë Harizaj i ka shpëtuar sërish një ekzekutimi. Ngjarje është ende e pazbardhur nga Policia e Tiranës.

Po kush është Mikel Harizaj:

42-vjeçari Harizaj rezulton të jetë pronar i një lokali dhe marketi në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. Ai është me origjinë nga Selenica e Vlorës dhe rezulton emër i njohur për policinë dhe organet e drejtësisë. I arrestuar më herët pasi në vitin 2009, pas një sherri në një lokal në qytetin e Vlorës shkoi tek automjeti i tij mori një granatë dore dhe tentoi të vriste tre persona të tjerë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bryli: 30/08/2022 21:27

    Shok me nard duken esht ky vlonjati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?