I shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në 'Astir', zjarrfikësi hero rrëfehet në 'Rreze Dielli'! Surpriza dhe falenderimi prekës i vogëlushës Sila

30 Qershor 2022, 15:01| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 18:51

  • Share

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, në një intervistë në emisionin  “Rreze Dielli” tregoi më tepër për ngjarjen e ndodhur gjatë asaj nate.

Morëm një thirrje nga salla operative dhe si gjithmonë shkojnë stacionet më të afërt. Unë si drejtues i autoshkallës shkova në vendngjarje, Banorët ishin të alarmuar, të shokuar” rrëfen ai.

Ndërsa tregoi se si shpëtoi dy vajzat e vogla 3 dhe 8 vjeç  të familjes Nanaj, të cilat ndodheshin mes tymit në momentin që zjarrëfikësi Shkëlzen Lamuça I shpëtoi.

Në rastin e vajzave jam ngjitur dy herë. Me vajzën e madhe Silën, pastaj kam marr Nikolën, me të ishte më problem sepse ishte dhe më e vogël dhe qante. Edhe koha nuk të premton që të veprosh.

I pyetur për vizitën  nga vogëlushet që shpëtoi dhe babi i tyre ai tha se u ndje shumë krenarë.

U ndjeva shumë krenar, shumë i lumtur. Ajo është kënaqësia e punës sonë  kur marrim të tilla vlerësime.

Ndërsa gjatë bisedës, ai mori një mesazh suprizë nga Sila Nanaj, vogëlushja që shpëtoi nga zjarri, e cila e falenderonte sërish.

‘ Faleminderit që na zbrite nga shtëpia atë natë. E vlerësoj shumë. Të përqafoj’

Zjarrëfikësi hero tregoi më tepër për skuadrën e tij dhe si operojnë në rast zjarri apo fatkeqësie natyrore.

Ne jemi një skuadër prej 8 vetash në qendër,  në raste nevoje që janë situata të mëdha vijnë edhe stacionet e tjera. Ndahemi në dy grupe, njëri për fikjen e zjarrit dhe tjetri për evakuimin e banorëve.

Pavarësisht se është një profesion që të përball me shumë rreziqe, për Shkëlzenin mbetet profesioni më i bukur në botë.

Është një profesion i vështirë, ka rreziqet e veta por është edhe shumë i bukur. Për mua është profesioni më i bukur" Shkëlzen Lamuça.

 Kujtojmë që ditën e sotme zjarrëfikësi Shkëlqen  Lamuça është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?