Gentjan Bejtja dhe Valter Bami

I shpëtoi atentatit në Larushkë 2 muaj më parë, ende asnjë gjurmë nga Gentjan Bejtja! Ja ku dyshon policia se është fshehur

25 Gusht 2023, 17:40| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 17:42

  • Share

Kur po mbushen gati dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe marre në pyetje Gentjan Bejtjan i cili konsiderohet se ishte shënjestër e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.

Policia ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë por kërkimet e deritanishëm nuk kanë dhënë rezultat. Ndërkohë që pas ngjarjes ku viktime mbeti Ramazan Sino kunati i Bejtjas dhe u plagos djali i tij i mitur, policia arrestoi si te dyshuar Valter Bamin të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. 

 Valter Bami u arrestua dy ditë më pas, 6 korrik 2023 pasi në dorën e majtë të Bamit u konstatuan mbetje baruti.

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 25/08/2023 21:04

    Çfarë Lezhë, ky ka përfunduar si Enver Stafuka!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?