Arrestimi i të riut shqiptar

I shpallur në kërkim për vrasjen e marokenit jashtë një lokali në Spanjë, i riu shqiptar arrestohet në Britaninë e Madhe

23 Janar, 08:30| Përditesimi: 23 Janar, 08:46

  • Share

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për vrasjen e 24 vjeçarit maroken Soufin Mhara të cilin e goditi me thikë jashtë një lokali në Spanjë.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës. Por në njoftimin e policisë spanjolle theksohet se i riu shqiptar është i përfshirë edhe në një organizatë të trafikut të drogës në Angli.

Siç raportohet nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Galicias, i arrestuari do të mbërrijë nesër në Spanjë, pas së cilës do të sillet para një gjykate për futjen e tij në burg. Për identifikimin e të dyshuarit, kanë qenë thelbësore procedurat e kryera në kuadër të hetimeve të drejtuara nga gjyqtari i O Porriño, ndër të cilat bien në sy deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë kontribuar edhe me video dhe fotografi nga dita e ngjarjes. Fotografia e vrasësit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin, tregonte një profil të pjesshëm të një mashkulli dhe u publikua në media në fund të vitit 2020.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?