Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

4 Tetor 2021, 12:22| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 12:26

  • Share

KAVAJË- Në pranga është vënë 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

E.C, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”.

Ngjarja ka ndodhur më 24 maj të vitit 2020 në lagjen Nr.1, Kavajë, ku 36-vjçari ka plagosur me armë zjarri Marjus Xhafa 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?