Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për transportin e 5 emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 20 vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

25 Qershor 2023, 10:34| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 10:40

  • Share

Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës është arrestuar ditën e sotme.

I riu Gledis Cara në datë 2 qershor braktisi automjetin që drejtonte të mbushur me 5 emigrantë të paligjshëm të cilët tentoi t’i transportonte drejt Tiranës në këmbim të shumave të parave.

Në vendin e quajtur ‘Kthesa e Memaliaj’, pasi ka parë praninë e policisë, 20 vjeçari ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?