I shpallur në kërkim për transportin e 11 emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 31 vjeçari në Fier (EMRI)

26 Janar, 08:49| Përditesimi: 26 Janar, 09:07

  • Share

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e 11 emuigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në pranga ka rënë Ani Tuli i cili dyshohet se në 4 janar të këtij viti ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht L. M., K. M. dhe E. M për të transportuar emigrantët nga vendet e treta.

Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?