I shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj një gruaje në Peshkopi, arrestohet në Itali 29 vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij

6 Shkurt, 09:54| Përditesimi: 6 Shkurt, 10:09

  • Share

ITALI- Një 29 vjeçar shqiptar ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për një tentativë vrasje në Peshkopi më 22 nëntor, është arrestuar nga policia italiane.

Bëhet me dije se arrestimi i tij është realizuar më 4 shkurt në një hotel të zonës Campodarsego pranë Venecias.

Mediat italiane shkruajnë se për 29 vjeçarin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më 22 nëntor të vitit të kaluar, ka qëlluar me armë zjarri ndaj një gruaje në Peshkopi dhe më pas është larguar nga vendi.

Kur policia u shfaq në derën e dhomës së tij, i riu nuk bëri rezistencë. Pritet nisja e procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?