Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 22 vjeçari në Korçë! Në pranga bashkëpunëtori që i siguronte fshehjen nga policia (EMRAT)

8 Janar, 17:03| Përditesimi: 8 Janar, 17:11

  • Share

KORÇË- Një 22 vjeçar i shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike dhe bashkëpunëtori i tij, janë arrestuar sot nga policia. Në pranga kanë rënë, Marius Dvorani i shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit 2022 si dhe bashkëpunëtori i tij, Mikel Rënxa 23 vjeç i cili e ndihmonte duke shitur lëndën narkotike si dhe duke i siguruar një vend për ushqim dhe mjete të ndryshme jetese.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 22 vjeçarit Marius Dvorani u gjet një sasi kanabis e ndarë në doza si dhe 2 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?