Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me burg në procesin e famshëm të dosjes 339 për krimet zgjedhore në vitin 2017, prangoset ish-komisioneri në Durrës! Ishte në arrati

16 Nëntor 2021, 12:46| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 12:59

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga Shpëtim Markun të shpallur në kërkim, një nga 21 komisionerët e Shijakut të dënuar për krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017.

Ai do të vuajë 5 muaj e 5 ditë në burg nga 1.8 vite, sipas dënimit të formës së prerë me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.

Përveç dënimit me burg, Gjykata e Durrësit ka vendosur ta dënojë edhe me heqjen e të drejtës se ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet për 21 komisionerët.

Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për dosjen 339 më 21 qershor të këtij viti, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017.

Prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t'i shpallë fajtorë për akuzat. 21 komisionerët me pranimin e fajit nga ana e tyre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?