I shpallur në kërkim për drogë, pranga 22 vjeçarit në Tiranë! Numri i të arrestuarve për kryeqytetin shkon në 72 persona

27 Janar, 09:36| Përditesimi: 27 Janar, 09:42

  • Share

TIRANË- Një 22 vjeçar i shpallur në kërkim për drogë, armë është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”. Në pranga ka rënë 22 vjeçari E.C, ndaj të cilit gjykata e Tiranës kishte caktuar arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me arrestimin e të riut, numri i të arrestuarve për "Tempulli 2" në Tiranë, shkon në 72 persona. 

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni në Tiranë, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Ndërkohë, vijon megaoperacioni për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?