Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për abuzim seksual me të mitur, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë! Policia vë nën hetim një të ri për grabitje

23 Gusht 2023, 15:41| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 15:42

  • Share

Policia e Tiranë ka sjellë një bilanc të arrestimeve, ndalimeve apo shpalljeve në kërkim të disa personave në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

‘Blutë’ ndaluan një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për përndjekje dhe marrëdhnëie seksuale/homoseksuale me të mitur.

Gjithashtu, policia ka shoqëruar një person të dyshuar për grabitje.  

Ngjarja ndodhi gjatë natës rreth orës 00:25, në autostradë në rrugën Laç - Fushë Krujë, në fshatin Thumanë. Dy të rinj të moshave 30 dhe 22 vjeç, duke qarkulluar me automjetin e tyre, janë ndaluar në rrugë nga 2 automjete tip “Benz”, me persona e targë të paidentifikuar.

 Pasi kanë dalë nga mjetet, këta persona, i kanë vjedhur me dhunë portofolat dhe aparatet celulare. Në ambientet e Policisë është shoqëruar një i dyshuar, dhe në vijim do të jepet një informacion më i detajuar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?