I shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në plazhin e Zvërnecit, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO)

5 Korrik 2022, 12:57| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 13:03

  • Share

VLORË- Një 43-vjeçar me iniciale L.R., ka rënë në prangat e policisë ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

43-vjeçari më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?