I shpallur në kërkim pasi nuk kreu shërbimin e provës, arrestohet i riu në Mat, dënimin për armëmbajtje pa leje do ta vuajë në burg

1 Dhjetor 2022, 15:13| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:17

  • Share

Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Matit pasi kërkohej për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. I riu me iniciale F.B nuk zbatoi dënimin alternativ të dhënë në vitin 2021 nga Gjykata e Matit për veprën penale të "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Për pasojë për 26 vjeçarin është caktuar masa e arrestit me burg me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim për mbajtjen e armëve të ftohta.

“Këtij shtetasi, në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi duke qenë se nuk përmbushi detyrimet e dënimit alternativ të caktuar nga Gjykata, kjo e fundit ricaktoi ndaj 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?