I shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.4 vite burg, arrestohet 26-vjeçari nga Kamza (VIDEO)

4 Korrik 2022, 11:58| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 12:50

  • Share

TIRANË-  26-vjeçari Alban Mija nga Kamza ka rënë në prangat e policisë, ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm”.

I riu u kap në vendin e quajtur "2 rrathët", në unazën e re, më pas ai u dërgua në Policinë e Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?