I shpallur në kërkim nga Italia si anëtar i një grupi kriminal dhe trafik lëndësh narkotike, arrestohet 22 vjeçari në Mirditë! Pritet ekstradimi (VIDEO)

4 Shkurt, 12:32| Përditesimi: 4 Shkurt, 12:58

  • Share

LEZHË- Policia e Mirditës ka arrestuar një 22 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike. 

Në pranga ka rënë G.J i cili fsihej në Mirditë ndërkohë që kërkohej nga drejtësia italiane. 

Gjatë kontrolleve të bëra në një banesë në Rrëshen, efektivët kanë kapur dhe arrestuar në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi, shtetasin G. J. 22 vjeç, banues në Mirditë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

 Ndërkohë Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?