I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë Arben Zeneli, pronari i një 'bar-kafe'

7 Korrik 2020, 12:33| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 13:07

  • Share

Një 44-vjeçar i quajtur Arben Zeneli dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës në operacionin 'mesdita'.

Zeneli, i lindur në Fier dhe banues në Vlorë, është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Kjo pasi nga gjykata e Brescia-s është vendosur masa 'arrest në burg', për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Po kush është Arben Xeneli? Ai njihet mirë edhe në Vlorë. Sipas burimeve 44-vjeçari është pronari i një Bar-Kafe-Hotel Zhironi, i njohur në zonë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adri: 09/07/2020 09:20

    Do ja ken vu syrin prones...... keta jan rob sh korekt. E kan hotelin qe para "çlirimit".

    Përgjigju
  • Miri: 08/07/2020 03:58

    Vlorezeza thuaje, nuk ka asnjë njeri të mos jete i inkriminuar në Vlore. Të gjithë qelbesira!

    Përgjigju
    • EL GRINGO: 09/07/2020 14:17

      Miri laj gojen kur flet per vloren Vlora ka potencial po keta plehrat po i sulmojne vlonjatet dhe pronat e tyre se i duan te gjitha per vete . Vlonjateve ua prishin u marrin leket i.ndertojne prap pastaj i detyrojne ti shesin .Realiteti i hidhur shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?