I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

25 Tetor 2022, 08:53| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 09:04

  • Share

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Armant Beqiri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Arrestimi i 40-vjecarit u bë  në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?