Bledian Salkurti, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Dibrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për grup të strukturuar kriminal dhe drogë.
Salkurti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.