Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari! Në 2014 në banesën e tij në Lazarat ju gjetën 1.2 ton kanabis

21 Korrik 2021, 14:19| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 12:27

  • Share

Një 53-vjeçar është ekstraduar nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka ekstraduar Çimi Brahimin, pasi ishte shpallur në kërkim në bazë të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila në vitin 2017 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, bënte furnizimin me lëndë narkotike në Lazarat, me qëllim trafikimi drejt Italisë.  

Brahimi po vuante dënimin në një burg në Greqi, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike”, caktuar nga Gjykata e Janinës, me vendimin e datës 14.09.2018. Në përfundim të vuajtjes së dënimit u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjatë aksionit të policisë në vitin 2014 në Lazarat, policia gjeti në banesën e Brahimit 1233 kg kanabis.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?