Foto ilustruese

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 33-vjeçari, do të ekstradohet në Mal të Zi

13 Korrik 2022, 10:38| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 11:16

  • Share

KUKËS- 33-vjeçari Aleksandar Vukicevic, banues në Podgoricë është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Aleksandar Vukicevic është arrestua me qëllim ekstradimi drejt Mali të Zi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Në bazë të të dhënave në sistem, 33-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Shkelje e ligjit të narkotikëve",  parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e këtij personi.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?