I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe municion luftarak, kapet në Vlorë 62-vjeçari! Po kultivonte lëndë narkotike 

6 Gusht 2022, 10:37| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 10:51

  • Share

VLORË- Një 62-vjeçar në Vlorë i cili më parë ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 10 kilogramëve kanabis dhe posedimin e një municioni luftarak ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme.

Ai u kap sërish duke kultivuar lëndë narkotike

I arrestuari me iniciale P. Rr., 62 vjeç, banues në Selenicë, pasi shërbimet e Policisë, më datë 26.08.2021, si rezultat i kontrolleve të imtësishme, i gjetën në banesë dhe i sekuestruan 10 kg lëndë narkotike kanabis, disa bimë kanabisi të kultivuara dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesën së 62-vjeçarit, në Selenicë, në kuadër të operacionit “Otima”, iu gjetën të kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike cannabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?