Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dajli i tij i vogël, Zaho, dhe bashkëshortja Linda Rama është pritur në Vatikan nga Papa Françesku. Ky i fundit i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi dhe tre vëllime dokumentesh papnore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij i bëri dhuratë Papës dy ikona, njëra që paraqet Zojёn e Ardhjes, tjetra Shën Françeskun e Asisit së bashku me dy portrete dhe një letër të At Gjergj Fishtës. Kujtojmë se Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.
Lajmi kryesor: