VIDEO/ I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet ku shkoi Rama me ministrat e tij pas Asamblesë së PS-së

5 Shtator 2023, 20:48| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 22:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama pasi shkarkoi disa prej ministrave të tij dhe bëri pjesë disa të tjerë në kabinetin e tij qeveritar, shkoi në premierën e filmit “ Thesaret e Adriatikut-Shqipëria”.

Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho. Rama u fotografua jashtë ambienteve të kinemasë Millenium, në Tiranë, për të parë shfaqjen e dokumentarit të BBC “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri” me Bettany Hughes.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili është filmuar teksa bisedon me Ramën. Gjithashtu në premierën e këtij dokumentari kanë marrë pjesë edhe ministrat, Elisa Spiropali, Anila Denaj, Ervin Mete, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

1693939988_edirama.JPG

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2023 02:05

    Linda,Linda,Linda! Vetem shalli i kuq te mungon e mund te kaloje per komandante e Kmereve te Kuq te Kamboxhias,po te kishe ndonje liberth te kuq,ose ndonje mini cante te kuqe, do te dukeshe si gardistet e kuq te Mao Ce Dunit me librin e citateve te tij! Yoko Ono ishte e njohur per kete /look/,por ai ishte /look/ i indentifikuar vetem me te. Nuk po flasim per Ramen kesaj radhe,por ambasadorin britanik ke qejf t'a shohesh,paraqitje e thjeshte,e shpenguar e dinjitoze njekohesisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?