I shkatërruar plotësisht! Qyteti Rubizhne me të njëjtin fat si Mariupol

20 Maj 2022, 11:50| Përditesimi: 20 Maj 2022, 11:57

  • Share

Autoritetet ukrainase thonë se qyteti Rubizhne në rajonin e Luganskut është shkatërruar plotësisht, sikurse ndodhi dhe me Mariupolin.

“Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luganskut, ka të njëjtin ‘fat si Mariupol’, u shkatërrua plotësisht, nuk ka më ndërtesa, shumë shtëpi nuk mund të restaurohen. Ka varreza në oborre", deklaroi Kreu i Administratës ushtarake rajonale të Luganskut, Sergi Gaidai.

Ai publikon imazhe të qytetit në të cilin tashmë ka vetëm ndërtesa të shkatërruara ose të rrafshuara me tokë dhe me kryqe druri në oborre. 

“Përpara luftës këtu jetonin dhe punonin më shumë se 60 mijë njerëz”, tha Gaidai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?